RRETH NESH

LOZHA E MADHE SHQIPTARE ILIRIA

Masoneria ne Shqiperi i ka fillimet e saj mbas viteve 1990 me renien e sistemit komunist .
Te rinjte e viteve 1990 filluan te interesoheshin per Masonerine , e cila mbarte ne vetvete nje mister per nje popull te kontrolluar ne çdo qelize te jetes nga nje Sistem Totalitar despotik.

Megjithate kontaktet e para me Masonerine ishin nepermjet librave te botuara , qe ne vetvete jashte realitetit , vetem se ngjallnin kersheri dhe misticizem ne mendjen e qytetareve.

Mbas viteve 2000 filluan kontaktet e para me Masonerine , duke u njohur me te verteten dhe njekohesisht lindi dhe deshira , jo vetem per tu integruar brenda kesaj Familje vellazerore, mbaremboterore por njekohesisht per te sjelle ne Shqiperi , driten e munguar ne vite per breza te tere , qe dhe ne sebashku me brezat e ardhshem te ndricuar nga drita e Arkitektit te Madh te mund te kontribojme ne ndertimin e nje shoqerie demokratike te bazuar ne vlerat dhe virtutet , qe ne Shekuj jane trasmetuar nga te Paret tane, per te frenuar dhe shkallmuar injorancen , veset dhe primitivitetin si fenomene kanceroze qe brejne cdo dite shoqerine tone.

Kontaktet e para datojne ne vitet 2004 , kryesisht ne Itali , dhe me pas ne vitet 2008 eshte bere pranimi i pare brenda vellazerise se Lozhes se Madhe Italiane.
Ne vitin 2013 u mundesua krijimi i Lozhes se Pare ne Shqiperi “Epidamnus”.

Sot Masoneria me ndihmen e pacmuar te vellezerve dhe motrave ne mbare Boten rritet dhe zhvillohet per dite duke ndjekur rrugen e ndricuar nga Arkitekti i Madh ne zbulim te se vertetes, duke ngjallur shpresen dhe rritur optimizmin per nje shoqeri demokratike e denje per te qendruar perkrah shoqerive me te perparuara te Botes.
Share by: